Rreth BioNET-it

Në periudhën nga tetori deri në dhjetor 2016, u zhvillua procesi i vlerësimit të kapaciteteve dhe i vetë-vlerësimit të OSHC-ve që punojnë për biodiversitetin në rajonin e Evropës Juglindore (EJL) nga projekti i GIZ-it ORF i Biodiversitetit, në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare me portofol mbrojtjen e natyrës. Vlerësimi u fokusua në kapacitetet e qëndrueshme teknike dhe institucionale dhe në statusin financiar lidhur me qëndrueshmërinë dhe perspektivat afatmesme të OSHC-ve, si edhe në identifikimin e hendeqeve, nevojave dhe sfidave në planifikimin dhe zbatimin e iniciativave për ruajtjen e natyrës. Të dhënat u analizuan nga ana strukturore, pjesëtarët potencialë të rrjetit u para-identifikuan dhe intervistuan në mënyrë bilaterale për të shqyrtuar dhe konfirmuar gjetjet e vetëvlerësimit dhe për të siguruar para-konfirmimin e tyre për t’iu bashkuar rrjetit të ardhshëm të biodiversitetit, pra, për të finalizuar listën e organizatave anëtare të BioNET-it.

Mbledhja themeluese

e BioNET-it u mbaj në dhjetor 2016 dhe diskutoi temat e statutit të rrjetit, udhërrëfyesin, regjistrimin, dokumentin e qëndrimit, trajnimin, pjesëmarrjen në fushatën e Brezit të Gjelbër, organizimin e një kampi veror, përgatitjen e një aplikacioni për telefonat smart, bashkëpunimin e brendshëm të OSHC-ve, bashkëpunimin e mundshëm me OSHC-të e BE-së dhe opsionin e angazhimit të ekspertëve të CIM-së.

Mënyra e punës e BioNET-it gjatë gjithë 2017 dhe deri në mesin e 2018 ishte kryesisht komunikim online dhe angazhimi i ekspertëve të veçantë, me përjashtim të një trajnimi të përbashkët në nëntor 2017.

Në shkurt 2019

në takimin përgatitor për fazën tjetër të mbështetur nga GIZ/ORF BDU, u shqyrtua faza e mëparshme e bashkëpunimit dhe u ra dakord për veprimtaritë e ardhshme. U ra dakord që mbështetja e BioNET-it për periudhën 2019-2020 të konsistonte në a) forcimin e rolit të BioNET-it si një OSHC e grupeve të interesit të biodiversitetit në EJL, përmes shtjellimit të dokumentit të qëndrimit lidhur me Strategjinë e BE-së për Biodiversitetin pas 2020 dhe përmes bashkëpunimit të vendosur me Task-Forcën e Biodiversitetit, b) vendosjen e kontakteve publike përmes një fushate për rritjen e ndërgjegjësimit, ngritjen dhe funksionimin e një faqeje të përbashkët në Facebook dhe të marrëdhënieve publike me median dhe në c) krijimin e kapaciteteve të rrjetit përmes trajnimeve për menaxhimin e biodiversitetit dhe ruajtjes së komunikimit, bërjes së fushatës dhe informimit të publikut.

Mënyra e bashkëpunimit të rrjeteve që nga 2019 e këtej përfshin takime të rregullta të drejtpërdrejta dhe përmes kërkesave në Skype, komunikime të rregullta me email dhe bashkëpunimit elektronik të pranuar nga palët dhe i përcaktuar në dokumentet strategjike të përgatitura bashkërisht.

 

Prevod je u pripremi i uskoro će biti dostupan.

Prevod je u pripremi i uskoro će biti dostupan.

Prevod je u pripremi i uskoro će biti dostupan.