Seminari dy ditor për anëtarët e BioNET-it dhe përfaqësuesit e medias të EJL-së, mbajtur në periudhën 02 – 04.12.2019 në Budva, Mal i Zi, synonte të mundësonte shkëmbimet midis anëtarëve të BioNET-it dhe medias kombëtare dhe rajonale për punën e secilit dhe për të nxitur bashkëpunimin. Pjesëmarrësit u angazhuan në shkëmbimin e mendimeve dhe përvojave, të mësuarit dhe të vendosjes së kontakteve të para, shkëmbimit të drejtpërdrejt dhe diskutimit të temave të rëndësishme për të dyja palët dhe për hedhjen e themeleve për bashkëpunimin e ardhshëm me përfitim të dyanshëm.

Konkluzionet e mëposhtme nga seminaret midis përfaqësuesve të BioNET-it dhe të mediave të EJL-së u nxorën dhe u pranuan për:
1. Vazhdimin e komunikimit midis pjesëmarrësve në të ardhmen (përmes listës së grupeve/emaileve).
2. Krijimin e një  platforme për shkëmbimin e informacionit.
3. Krijimin nga BioNET-i të një liste më të gjerë kontaktesh me përfaqësues të mediave në të shtatë vendet.
4. Rritjen nga BioNET-i të aktiviteteve të marrëdhënieve me publikun/medias/informimit.
5. Shkëmbimin nga media të informacioneve në kuadër të rrjetit të mediave të vendeve përkatëse.
6. Zbatimin nga BioNET-i të parimeve të sugjeruara në informimin e medias në të ardhmen.
7. Bërjen e BioNET-it një burim i besueshëm dhe afatgjatë informacioni për gazetarët në të shtatë vendet. 

Pas përfundimit të seminarit të sipërpërmendur, u mbajt një takim i rrjetit me idenë për të diskutuar aktivitete të shkuara dhe për të planifikuar aktivitetet e ardhshme të rrjetit BioNET. Për më tepër, anëtarët e BioNET-it filluan që në këtë takim punën për planifikimin strategjik, me synim krijimin e planit strategjik të tij për 5 vitet e ardhshme.

Prevod je u pripremi i uskoro će biti dostupan.

Prevod je u pripremi i uskoro će biti dostupan.

Prevod je u pripremi i uskoro će biti dostupan.