Për të ndërtuar kapacitetet e tyre, anëtarët e BioNET-it morën pjesë në trajnimin: Komunikimi dhe informimi i publikut, i organizuar në Bon, Gjermani në periudhën 28.10. – 01.11.2019.

Trajnimi u organizua në Akademinë Deutsche Welle. Anëtarët e rrjetit BioNET patën rastin të mësonin për përgatitjen e fushatave, të strategjisë së komunikimit, rrjetet sociale, përgatitjen e deklaratave të mira të shtypit dhe se si të komunikonin mesazhe të rëndësishme në publik përmes deklaratave dhe intervistave.

Aktivitetet e tjera të rrjetit të BioNET-it janë planifikuar të mbahen në dhjetorin e 2019 kur do të organizohet seminari me median, si edhe takimi i BioNET-it për të përcaktuar aktivitetet që rrjeti po planifikon të zhvillojë në muajt e ardhshëm.

Prevod je u pripremi i uskoro će biti dostupan.

Prevod je u pripremi i uskoro će biti dostupan.

Prevod je u pripremi i uskoro će biti dostupan.