Dokumenti i pozicionit të BioNET-it pas Strategjisë së Biodiversitetit të BE-së u paraqit në takimin e tij të 4 të rregullt të mbajtur në nëntor 2019 në Tiranë , Shqipëri.

Task Forca e Biodiversitetit(BD TF) është një organ teknik dhe këshillimor ndërqeveritar i Grupit Rajonal të Punës për Mjedisin që koordinon aktivitetet rajonale, lehtëson zbatimin e Strategjisë 2020 të Evropës Juglindore (EJL) dhe krijon kornizën për një zbatim më efikas të politikave të biodiversitetit në kuadër të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Më shumë informacion për BD TF-në gjendet këtu.

Për të vendosur dhe mbajtur lidhje dhe bashkëpunim të ngushtë me strukturat qeveritare, për të ofruar përvojën dhe shërbimet këshillimore të tij, BioNET-i ka kërkuar të bëhet anëtar i BD TF-së gjatë 2019. Pranimi është bërë zyrtarisht në shkurt të 2020 dhe BioNET-i që nga ajo kohë ka marrë pjesë aktive në punën e BD TF-së.

Ajo çka është më e rëndësishme, BioNET-i ka dhënë kontributin e tij gjatë konsultimeve lidhur me Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, mbajtur midis anëtarëve të BDTF-së të EJL-së, përfaqësuesve të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe Komisionit Evropian.

Prevod je u pripremi i uskoro će biti dostupan.

Prevod je u pripremi i uskoro će biti dostupan.

Prevod je u pripremi i uskoro će biti dostupan.