Në Ditën Evropiane të Vëzhgimit të Zogjve (Euro Birdwatch), në fundjavën e parë e tetorit, pati një interesim të madh nga publiku i gjerë për rëndësinë ekologjike të zogjve dhe për nevojën e mbrojtjes së habitateve të tyre dhe shoqata ornitologjike “Naše ptice” ftoi gazetarë për t’iu bashkëngjitur këtij aktiviteti në Livanjsko polje.

Livanjsko polje është kompleksi më i madh me ligatina në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe ultësira më e madhe karstike në botë. Ajo u shpall ligatinë me rëndësi ndërkombëtare më 2008 sipas Konventës Ramsar dhe u përfshi në listën e zonave të rëndësishme me zogj (ZRZ-IBA) më 2011. Ajo është në listën e vendeve potenciale të Natura 2000 në Bosnjë dhe Hercegovinë, por akoma nuk gëzon nivelin e duhur të mbrojtjes.

Gazetarët patën rastin të mësonin për zogjtë, punën e “Naše ptice”, nevojat dhe planet në këtë fushë për të ardhmen, duke përfshirë shkëmbimet në nivel rajonal. Ata biseduan me zotin Ante Perković, i cili ka krijuar biznesin e vëzhgimit të zogjve me ndihmën e granteve të vogla të dhëna nga një prej projekteve të Shoqatës Ornitologjike “Naše ptice” në lumin Sturba. Ata vizituan kullat e vëzhgimit të zogjve ku bëhet rregullisht numërimi i zogjve çdo vit me rastin e Vëzhgimit Evropian të Zogjve (Euro Birdwatch) dhe në raste të tjera, dhe diskutuan për rëndësinë që ka mbrojtja e zogjve shtegtarë dhe habitateve të tyre. Gazetarët shprehën interes për të marrë pjesë në të gjitha veprimet e ardhshme të “Naše ptice”. 

Prevod je u pripremi i uskoro će biti dostupan.

Prevod je u pripremi i uskoro će biti dostupan.

Prevod je u pripremi i uskoro će biti dostupan.