Streha e arinjve “Katër putrat/vier Pfoten” Prishtinë, Kosovë
Streha e arinjve, Prishtinë, ofron një përvojë të paharruar për të mësuar dhe eksploruar në një mjedis natyror. Me një sipërfaqe prej 16 hektarësh, rrethuar nga pyje të pasur dhe nga natyra e paprekur, Streha e Arinjve, Prishtinë, ofron një strehë të sigurt dhe të përshtatshme për speciet e arinjve të keqtrajtuar që nga viti 2013.
Streha e Arinjve, Prishtinë, është një projekt i organizatës ndërkombëtare për mirëqenien e kafshëve KATËR PUTRAT -FOUR PAWS, që aktualisht ofron një strehë të përshtatshme gjatë gjithë jetën për arinjtë me ngjyrë kafe që janë mbajtur si arinj restorantesh në Kosovë dhe Shqipëri. Gjatë disa viteve të kaluara, Streha e Arinjve në Prishtinë, është bërë një nga destinacionet më të pëlqyera për vizitorët vendas dhe të huaj.
Streha ndodhet vetëm 20 km larg Prishtinës me automjet në një parajsë natyrore kur vizitorët mund të kalojnë ditën duke shijuar natyrën dhe duke soditur arinjtë e shpëtuar që rrëmojnë për ushqim, duke u zhytur nëpër pellgje, apo duke dremitur nëpër shkurre. Vizitorët kanë mundësinë të shëtitin nëpër shtigjet në natyrë ku mund të mësojnë shumë fakte interesante rreth mirëqenies së kafshëve dhe mbrojtjes mjedisore, si edhe për historinë e çdo ariu të shpëtuar.
Adresa postare: Mramor Village, near Badovci Lake – 10‘000 Prishtinë/Kosovë
Adresa e emailit: bearsanctuary-prishtina@four-paws.org
Numri i telefonit: +383 44 609 044
Faqja zyrtare e internetit: www.bearsanctuary-prishtina.org
Rrjetet sociales:
https://facebook.com/PylliiArinjvePrishtina/
https://www.instagram.com/bear_sanctuary_prishtina/
Personi i kontaktit: Taulant Hoxha, taulant.hoxha@vier-pfoten.org
Shoqata BIOM, Kroaci
Shoqata Biom është një organizatë mjedisore e shoqërisë civile e përkushtuar ndaj ruajtjes së natyrës, promovimit dhe popullarizimit të saj. Biom kontribuon në të mirën e përgjithshme me një rrjet të shumëllojshëm anëtarësh, vullnetarësh dhe mbështetësish. Përmes edukimit, politikave dhe veprimtarive mbrojtëse, Biom kontribuon në biodiversitet dhe ndikon në ndryshime të sjelljes së publikut dhe të palëve përkatëse të interesuara në Kroaci.
Biom përqendrohet në ruajtjen dhe restaurimin e ekosistemeve natyrore, veçanërisht të zogjve.
Si një partner kroat i BirdLife, Biom merr pjesë në hartimin e politikave për ruajtjen e natyrës në nivel ndërkombëtar.
Adresa postare: Čazmanska 2, 10000 Zagreb, Croatia
Adresa e emailit: info@biom.hr
Numri i telefonit: +38515515324
Faqja zyrtare: www.biom.hr
Rrjetet sociale:
https://www.facebook.com/biom.hr/
https://www.instagram.com/udruga_biom/
https://www.youtube.com/user/biomhr
https://twitter.com/BiomHr
Person kontakti: Dubravko Dender (dubravko.dender@biom.hr)
Shoqata e Ekologëve të Malit të Zi – MES, Mali i Zi
Shoqata e Ekologëve të Malit të Zi është një organizatë e pavarur jo fitimprurëse e shoqërisë civile, e themeluar më 10 gusht 2012 në Podgoricë.
Shoqata e Ekologëve të Malit të Zi me veprimtarinë e vet synon të ofrojë një model efikas dhe të efektshëm për sfidat aktuale në fushën e ruajtjes së natyrës. Në këtë drejtim, organizata zbaton një qasje ndërdisiplinore në fushën e lartpërmendur, e cila siguron rritjen e vazhdueshme të vlerës së burimeve natyrore dhe zbaton parimet e zhvillimit të qëndrueshëm.
Organizata mirëpret gjithkënd të dëshiron të kontribuojë në fushën e mbrojtjes mjedisore, si edhe çdo studiues aktivë të interesuar në fushën e shkencave natyrore, teknike, sociale dhe humane, që janë të gatshëm të ndjekin ekologjinë e aplikuar në profesionin e tyre. Në sajë të kësaj qasjeje, përveç mbrojtjes, organizata kërkon gjithashtu të japë opsione për zgjidhjen e disa problemeve ekologjike dhe ide për rritjen e vlerave sociale dhe ekonomike të zonave të mbrojtura.
Adresa postare: Martinići bb, 81410 Danilovgrad
Adresa e emailit: drustvoekologa@gmail.com
Numri i telefonit: +382 68 048 388
Faqja zyrtare e internetit: www.drustvoekologa.me
Rrjetet sociales:
https://www.facebook.com/drustvoekologa
https://www.instagram.com/cde_crnogorsko_drustvo_ekologa/?hl=en
Personi i kontaktit: Andrijana Micanovic, ana.micanovic11@gmail.com dhe Jelena Popovic, popovic.jelena4@gmail.com
Qendra për Mbrojtjen dhe Studimin e Zogjve (CZIP), Mali i Zi
Qendra për Mbrojtjen dhe Studimin e Zogjve (CZIP) u themeluar në dhjetor të 2000 nga ornitologë nga Instituti i Republikës për Mbrojtjen e Natyrës, Muzeu i Historisë së Natyrës, Parqet Kombëtare dhe nga studentët e Fakultetit të Biologjisë në Podgoricë. CZIP është anëtare e IUCN-së dhe partnere e BirdLife International e Malit të Zi.
Misioni i CZIP –së është mbrojtja e zogjve dhe specieve të tjera të bimëve dhe kafshëve dhe habitateve të tyre, monitorimi i biodiversitetit të Malit të Zi, edukimi i qytetarëve, popullarizimi i studimeve shkencore, si edhe bashkëpunimi me organizata të tjera në vend dhe jashtë tij, të cilat merren me mbrojtjen e natyrës.
Adresa postare: Velje brdo 35, 81000 Podgorica
Adresa e emailit: czip@czip.me
Numri i telefonit: +382 20 272 051
Faqja zyrtare e internetit: www.czip.me
Rrjetet sociales:
https://www.facebook.com/czip.cg/
https://www.instagram.com/czip_montenegro
Personi i kontaktit: Ksenija Medenica, ksenija.medenica@czip.me
Qendra për Mjedisin (CfE), Bosnjë dhe Hercegovinë
Qendra për Mjedisin është një organizatë e cila, që nga themelimi dhe fillimi i veprimtarisë së saj është përqendruar dukshëm në çështje mjedisore. Ajo u themelua në vitin 1999, me qëllim që të ndikonte dhe kontribuonte në përmirësimin e mjedisit përmes veprimeve aktive dhe proaktive.
Sot, Qendra për Mjedisin njihet si një organizatë që përpiqet të influencojë në politikat përkatëse publike në mënyrë të arsyeshme dhe aktive, të rrisë ndërgjegjësimin e publikut lidhur me çështjet mjedisore dhe të sigurojë bashkëpunim konstruktiv me shoqata, rrjete, institucione dhe organizata të tjera ndërkombëtare.
Adresa postare: Miše Stupara 5, 78000 Banjaluka, Bosnia and Herzegovina
Adresa e e-mailit: info@czzs.org
Nr. i telefonit: +387 51 433 140
Faqja zyrtare e internetit: www.czzs.org
Rrjete sociale:
https://www.facebook.com/CentarZaZivotnuSredinu/
https://www.instagram.com/centar_za_zivotnu_sredinu
Personi i kontaktit: Jugoslav Jevđić, jugoslav.jevdjic@czzs.org
Mbrojtja e zogjve dhe Shoqata Studimore e Serbisë – BPSSS, Serbi
Mbrojtja e zogjve dhe Shoqata Studimore e Serbisë (BPSSS) u themelua në 18 nëntor 1989 si Shoqata e Mbrojtjes dhe Studimit të Zogjve të Vojvodinës, e cila mblodhi rreth vetes ornitologë profesionistë dhe amatorë nga i gjithë territori i Provincës serbe të Vojvodinës. Vendimi për ndryshimin e emrit të Shoqatës, në përputhje me punën e saj të dedikuar në mbarë territorin e Serbisë dhe rruga strategjike e ndjekur prej saj për të krijuar partneritet me BirdLife International, u miratua në dhjetor 2010. Sot, pas njëzetë vitesh, Shoqata për Mbrojtjen dhe Studimin e Zogjve të Serbisë është një organizatë aktive dhe e angazhuar, që kujdeset për një rrjet anëtarësh aktivë në mbarë Serbinë të cilët punojnë për ruajtjen e zogjve dhe habitateve dhe për rritjen e njohurive rreth zogjve në Serbi në nivel lokal, rajoni dhe kombëtar.
Adresa postare: Partizanskih baza 6/43, 21000 Novi Sad; Makedonska 4, 11000 Beograd, Srbija
Adresa e emailit: sekretar@pticesrbije.rs
Numri i telefonit: +381 21 631 83 43, +381 11 334 39 02
Faqja zyrtare e internetit: http://pticesrbije.rs/
Rrjetet sociales:
https://www.facebook.com/BirdLifeSerbi/
https://twitter.com/birdlifeserbi
https://www.youtube.com/channel/UCNSqOYtAkKoDG75HrFYtkqQ
Instagram: birdlife_serbi
Personi i kontaktit: Slobodan Knežević
Finch – një OJQ për Mbrojtjen e Zogjve dhe të Natyrës, Kosovë
Finch është një organizatë e përqendruar në mbrojtjen e zogjve dhe të biodiversitetit. Ajo ka qenë dhe është vazhdimisht e interesuar për mbrojtjen e burimeve natyrore në përgjithësi në botën ku jetojmë, kështu që jemi të angazhuar të mbrojmë mjedisin në të cilin jetojmë. Organizata jonë ka punuar në Kosovë që nga viti 2004. Ne jemi vazhdimisht të angazhuar për mbrojtjen e jetës së egër në mbarë Kosovën dhe jashtë saj. Interesi ynë është të mbrojmë florën dhe faunën dhe biodiversitetin. Gjithashtu, ne jemi të angazhuar të përftojmë përvoja të reja nga organizatat e tjera, sidomos nga ato evropiane.
Ne punojmë për të mbrojtur zogjtë gjatë ngricave të dimrit kur ata nuk kanë ushqim në qytete dhe fshatra. Ne përpiqemi të rritim ndërgjegjësimin e popullsisë vendase për t’i ushqyer zogjtë gjatë dimrit. Shumë zogj shtegtarë kalojnë nëpër vendin tonë në kohë të ndryshme të vitit. Ne jemi vazhdimisht të interesuar të rritim ndërgjegjësimin e njerëzve, sidomos të gjuetarëve të paligjshëm. Ne jemi të përqendruar në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut lidhur me vlerat e biodiversitetit anë e mbanë Kosovës, në rajonin e Sharrit, ku ndodhet edhe Parku Kombëtar i Sharrit.
Adresa postare: Janina 79, Prizren, 20000, Kosovë
Adresa e emailit: ngofinch@yahoo.com
Numri i telefonit: +383 49 602 491
Faqja zyrtare e internetit: www.ngofinch.com
Rrjetet sociale:
https://www.facebook.com/Finch-NGO-OJQ-345601362222834
Personi i kontaktit: Flutra Ramadani
Shtëpia e Gjelbër, Mali i Zi
OJQ-ja Shtëpia e Gjelbër u themelua nga të diplomuarit e shkencës së biologjisë më 14. 02. 2000 si një organizatë jo qeveritare, jo fitimprurëse dhe jo politike. Organizata lindi nga nevoja për pjesëmarrjen e një numri të madh qytetarësh në mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit, si edhe për të luajtur një rol aktiv në zhvillimin e shoqërisë civile përmes respektimit të biodiversitetit dhe përpjekjeve për zhvillim të qëndrueshëm.
Qëllimi i organizatës është ruajtja dhe mbrojtja e mjedisit, ruajtja e biodiversitetit dhe zbatimi i parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm.
Ne jemi të gjithë të përkushtuar ndaj mbrojtjes së mjedisit dhe përmirësimeve mjedisore që nxitin një të ardhme të qëndrueshme dhe shpien në përmirësime shoqërore dhe ekonomike në komunitetet në nivel vendi. Me qëllim për ta bërë këtë, ne jemi të angazhuar të punojmë me një gamë të gjerë palësh të ndryshme të interesuara, për të nxitur partneritetet dhe punuar së bashku, për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme dhe për t’u njohur në mbarë botën si Shteti Ekologjik i Malit të Zi.
Adresa postare: Dalmatinska 78, 81000 Podgoricë, Mali i Zi
Adresa e emailit: greenhome@greenhome.co.me
Numri i telefonit: +382 20 609 375
Faqja zyrtare e internetit: http://www.greenhome.co.me/
Rrjetet sociales:
https://www.facebook.com/green.home.18
https://instagram.com/ngogreenhom
Personi i kontaktit: Andrija Krivokapic andrija.krivokapic@greenhome.co.me
Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), Shqipëri
INCA është një organizatë jo qeveritare dhe jo fitimprurëse. Qëllimi kryesor i INCA-s është të punojë për vendosjen e mbrojtjeve mjedisore, ruajtjen e thesareve të natyrës dhe mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm rural në vend. INCA është e përfshirë në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut, politikëbërësve dhe të vendimmarrësve për mbrojtjen e specieve dhe habitateve kritike. INCA ka zyrën qendrore në Tiranë, por ajo vepron në mbarë vendin dhe në rajon nëpërmjet organizatave partnere të saj.
Adresa postare: Rruga Islam Alla, Pall IVEA, Kat I, 1001 Tiranë, Shqipëri
Adresa e emailit: info@inca-al.org
Numri i telefonit: +355 42231437
Faqja zyrtare e internetit: www.inca-al.org
Rrjete sociale:
https://www.facebook.com/inca.albania;
https://www.instagram.com/incaalbania/?hl=en;
https://twitter.com/AlbaniaInca
Personi i kontaktit: Genti Kromidha
Shoqata ekologjike e Maqedonisë – MES, Maqedonia e Veriut
Për mbi katër dekada, Shoqata Ekologjike e Maqedonisë i është kushtuar ekologjisë dhe ruajtjes së natyrës. Si një organizatë e shoqërisë civile, ne i arrijmë qëllimet dhe detyrat tona nëpërmjet zbatimit dhe pjesëmarrjes në projekte, si edhe nëpërmjet organizimit të takimeve profesionale dhe shkencore. MES inkurajon trajnimin, edukimin formal, gradat Master dhe studimet për Doktoratura të ekologëve të rinj dhe të shkencave të lidhura. MES boton materiale shkencore dhe popullore në fushën e ekologjisë dhe të mbrojtjes mjedisore.
Adresa postare: Arhimedova br.5, 1000 Skopje, North Macedonia
Adresa e emailit: contact@mes.org.mk
Numri i telefonit: +389 2 2402773
Faqja zyrtare e internetit: www.mes.org.mk
Rrjetet sociales:
www.facebook.com/MES.org.mk //
instagram: @macedonian.ecological.organization
Personi i kontaktit: Frosina Pandurska Dramikanin pandurska@mes.org.mk dhe Daniela Zaec zaec@mes.org.mk
Studiuesit e rinj të Serbisë, Serbi
Studiuesit e rinj të Serbisë (YRS) është një OJQ jo fitimprurëse, jo politike, me qendër në Beograd, Serbi. KINI AMBICIE TË MËDHA – bëni pak: filloni si uragan! Kjo është motoja e YRS-së.
Qëllimet kryesore të YRS-së janë mbrojtja mjedisore, edukimi mjedisor, shkëmbimet rinore dhe puna me të rinjtë, si edhe promovimi i zhvillimit të qëndrueshëm, krijimtarisë shkencore dhe vullnetarizmit.
YRS-ja organizon veprimtari në fushën e mbrojtjes mjedisore dhe ruajtjes së natyrës përmes programeve të mbrojtjes së biodiversitetit, si edhe promovimit të zhvillimit të qëndrueshëm.
Adresa postare: Bulevar umetnosti 27/ 11070 Novi Beograd/Serbia
Adresa e emailit: office@mis.org.rs
Numri i telefonit: +381 11 311 13 14
Faqja zyrtare e internetit: www.mis.org.rs
Rrjetet sociales:
FB mladiistrazivacisrbije
instagram mis.vss
Personi i kontaktit: Milka Gvozdenović
Shoqëria ornitologjike “Zogjtë tanë”, Bosnjë dhe Herzegovinë
Qëllimet kryesore të Shoqatës Ornitologjike “Naše ptice” janë studimi dhe mbrojtja e faunës së zogjve dhe habitatet e zogjve në Bosnjë dhe Hercegovinë. “Naše ptice” është fuqimisht e përfshirë në projekte që synojnë të rritin ndërgjegjësimin e publikut të gjerë lidhur me mbrojtjen e zogjve, promovimin e studimit të zogjve dhe të veprimtarive mbrojtëse.
Adresa postare: Semira Frašte 6, 71000 Sarajevo, Bosnia and Herzegovina
Adresa e emailit: naseptice@hotmail.com
Numri i telefonit: +387 61 783 203
Faqja zyrtare: www.ptice.ba
Rrjete sociale:
https://www.facebook.com/Ornitološko-društvo-NAŠE-Ptice-138191152913106
Instagram: nase_ptice
Persona kontakti: Dražen Kotrošan, kotrosandrazen@gmail.com dhe
Nermina Sarajlić, nermina.sarajlic@ptice.ba
Mbrojtja dhe ruajtja e mjedisit natyror në Shqipëri (MRMNSH)
Mbrojtja dhe Ruajtja e Mjedisit Natyror në Shqipëri (MRMNSH) është një organizatë jo qeveritare që vepron në shkallë vendi, e njohur si organizata e parë mjedisore në Shqipëri. Ajo u ngrit zyrtarisht më 5 qershor 1991, me vendim të posaçëm të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në atë kohë. Pas krijimit, MRMNSH-ja u zhvillua si një organizatë mjaft aktive, që ka marrë pjesë dhe ka organizuar shumë fushata ndërgjegjësuese mbi mjedisin në Shqipëri, si edhe ka realizuar një numër të madh projektesh të ndryshme të fokusuara në çështje të ndryshme të mjedisit.
Pothuaj tre dekada pas krijimit të saj, organizata mbart me vete një përvojë të gjerë lidhur me çështje të ruajtjes së natyrës dhe biodiversitetit, në edukimin mjedisor, në promovimin e një jetese më të qëndrueshme dhe, kohët e fundit, është angazhuar në projekte ndër-disiplinore në lidhje me menaxhimin e burimeve natyrore. Misioni i MRMNSH-së është të punojë në drejtim të harmonizimit të marrëdhënieve midis natyrës dhe shoqërisë njerëzore në Shqipëri.
Adresa postare: Rr. “Janos Hunyadi”, Godina 32, Ap. 11 – 1019, Tiranë, Albania
Adresa e emailit: contact@MRMNSH.org
Numri i telefonit: +355 4 562 8954
Faqja zyrtare e internetit: www.MRMNSH.org
Rrjetet sociale:
https://www.facebook.com/MRMNSH
https://www.instagram.com/MRMNSH/
https://twitter.com/MRMNSH
https://www.linkedin.com/company/MRMNSH/
Personi i kontaktit: Klaudja Koçi
Shoqata për Natyrën, Mjedisin dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm – Sunce, Kroaci
Shoqata për Natyrën, Mjedisin dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm Sunce është një organizatë mjedisore e shoqërisë civile kroate. Përveç anëtarëve dhe vullnetarëve, Sunce ka ekipin e saj profesionist, që përbëhet nga ekspertë në fushat e mbrojtjes së natyrës dhe mjedisit. Puna e saj bëhet nëpërmjet pjesëmarrjes publike, edukimit dhe informimit të publikut, për të ndryshuar qëndrimet dhe sjelljet, vrojtimet për krijimin e piketave krahasuese dhe udhëzimeve për masa efikase të ruajtjes, duke bërë avokati për menaxhim të përgjegjshëm të burimeve. Fushat e punës janë menaxhimi i zonave të mbrojtura/vendndodhjeve Natura 2000, monitorimi i specieve dhe habitateve, menaxhimi i mbetjeve, turizmi dhe peshkimi i qëndrueshëm, ligji dhe edukimi lidhur me mjedisin.
Sunce është veçanërisht aktive në çështjet e lidhura me menaxhimin e zonave bregdetare dhe detare. Organizata është një bazë zyrtare për të mësuar nga shërbimet për edukimin mjedisor dhe ka një bashkëpunim të mirë-zhvilluar me shkollat dhe universitetet.
Adresa postare: Obala hrvatskog narodnog preporoda 7/III, 21 000 Split, Croatia
Adresa e emailit: info@sunce-st.org
Numri i telefonit: +38521360779
Faqja zyrtare: www.sunce-st.org
Rrjete sociale:
https://www.facebook.com/udruga.sunce.split/
https://www.instagram.com/sunce.split
Personi i kontaktit: Vida Zrnčić (vida.zrncic@sunce-st.org)