Çfarë bëjmë ne?
Gjatë gjithë procesit të planifikimit strategjik që u zhvillua në periudhën 2019 – 2020, BioNET analizoi dhe identifikoi listën e përparësive/çështjeve që BioNET duhet të trajtojë me veprimtaritë dhe programet e tij. Në bazë të analizës dhe gjetjeve të tij, pjesëtarët e rrjetit të BioNET-it diskutuan së bashku dhe ranë dakord për trajtimin e përparësive/çështjeve prej tij:
a) Zhvillimi i rrjetit
The network development includes continuous work on improvement and further development of the network’ structure, internal rules and procedures, membership, members’ capacity building, internal and external communication
b) Zonat e mbrojtura
Zonat e mbrojtura përfshijnë punë të vazhdueshme për rritjen e numrit të zonave të mbrojtura në Ballkanin Perëndimor, si edhe përmirësimin e menaxhimit të tyre. Ndërkohë, janë përcaktuar, por nuk kufizohen vetëm me to, temat specifike lidhur me speciet e huaja invazive, habitatet detare/dhe tokësore dhe humbjen e specieve.
c) Shfrytëzimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore
Shfrytëzimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore përfshin një punë të vazhdueshme për promovimin dhe përdorimin e energjisë së rinovueshme, parandalimin/ndalimin e gjuetisë pa leje, peshkimin e tepruar dhe peshkimin e paligjshëm, pyllëzimin e qëndrueshëm dhe menaxhimin e zgjuar të ligatinave.