Si e bëjmë këtë
BioNET është një rrjet OSHC-ësh të ndryshme mjedisore dhe të njohura në shkallë kombëtare në vendet e Ballkanit Perëndimor që përdor vitet e gjata të përvojës dhe njohuritë e tij për qëllimet e planifikimit dhe zbatimit të metodave dhe qasjeve shumë cilësore.
Metodologjitë dhe qasjet që ne përdorim në pesë fushat kryesore të punës sonë:
a) Planifikimi strategjik
Në punën tonë ne përdorim qasjen strategjike, jo vetëm për qëllimet e zhvillimit të rrjetit, por edhe për qëllimet e përgatitjes së veprimtarive tona, partneriteteve, ndërtimit të kapaciteteve, promovimit dhe mbledhjes së fondeve. Kjo mundësohet përmes mbështetjes aktive dhe pjesëmarrjes së një game të gjerë ekspertësh të angazhuar nëpër organizatat tona anëtare, të cilët janë plotësisht të disponueshëm për rrjetin.
b)Bashkëpunimi me palët përkatëse të interesuara
Është e pamundur të sigurojmë një ndikim dhe të bëjmë përpjekje pozitive me punën tonë pa partneritetin e ngushtë dhe komunikimin me një gamë të gjerë palësh të interesuara si qeveritë, institucionet publike, media dhe OSHC-të e tjera. Organizatat tona anëtare dhe BioNET si i tillë ka vendosur dhe mban komunikim të rregullt me organizatat në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përmes pjesëmarrjes apo udhëheqjes së koalicioneve, rrjeteve dhe platformave lokale apo kombëtare.
c) Komunikimi dhe vizibiliteti
Ne përpiqemi të japim informacion cilësor dhe të shkëmbejmë njohuri me publikun e gjerë, palët përkatëse të interesuara dhe me partnerët tanë dhe si pasojë, vitet e gjata të përvojës dhe njohuritë tona në zbatimin e veprimtarive promovuese dhe edukative e bëjnë punën tonë mjaft cilësore.
d) Ndërtimi i kapaciteteve
Ne besojmë se rrjeti është i fortë vetëm nëse çdo anëtar i veçantë i tij është shumë i zhvilluar dhe i përdor të gjitha kapacitetet e veta. Prandaj, një nga qasjet që ne ndjekim është planifikimi dhe zhvillimi i veprimtarive të rregullta për rritjen e kapaciteteve në bazë të nevojave të anëtarëve të rrjetit, por edhe në bazë të nevojave të vetë rrjetit. Veprimtaritë për rritjen e kapaciteteve që ne organizojmë kryhen në formën e seminareve, trajnimeve dhe konferencave.
e) Mbledhja e fondeve
Për qëllimet e qëndrueshmërisë dhe vazhdimit të punës, ne përdorim kapacitetet tona shumë të mira për mbledhjen e fondeve, për përgatitjen dhe dorëzimin e projekteve shumë cilësore të bazuar plotësisht në nevojat dhe sfidat e grupeve të synuara dhe të komuniteteve, në përputhje me vizionin, misionin dhe fushat kryesore të punës sonë.