Cilat krahë po fluturojnë mbi Vjosë-Nartë, flamengo apo aeroplanë? Zona e mbrojtur Vjosë-Nartë që është strehë për një numër të madh speciesh zogjsh kërcënohet vazhdimisht nga investime të mëdha që nëse zbatohen do të shkatërrojnë vlerat e biodiversitetit të zonës.
PPNEA dhe INCA Albania, si anëtarë të rrjetit BioNET organizuan një mëngjes e drekë pune ku pritën dhe prezantuan përfaqësuesit e medias në këtë fushë, për të promovuar vlerat e larta të biodiversitetit, punën e bërë gjatë viteve për ruajtjen e natyrës, dhe për të vënë në dukje kërcënimet me të cilat përballet kjo zonë.
Ngjarja është pjesë e aktiviteteve të projektit “Eco-BiH” financuar nga Bashkimi Evropian dhe aktivitetet e Rrjetit të Biodiversitetit Rajonal (BioNET) me mbështetjen e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.