Në ditën Botërore të Zogjve Shtegtarë, në Parkun Kombëtar të Sharrit u organizua një aktivitet me median për të vënë në dukje rëndësinë e jashtëzakonshme të diversitetit biologjik të Maleve të Sharrit, për të rritur ndërgjegjësimin dhe nxitur aktivitetet pozitive për ruajtjen e biodiversitetit.

Aktiviteti u organizuar nga OJQ-ja Finch/ OJQ në  Prizren, e cila paraqiti punën e saj në Kosovë, bashkëpunimin rajonal brenda BioNET-it dhe potencialet e zhvillimeve që nuk dëmtojnë mjedisin në rajon. 

Përfaqësuesit e medias treguan interes të veçantë për çështjet mjedisore, vlerat e zonës në lidhje me florën dhe faunën, por edhe për mënyrën se si popullsia lokale mund të kontribuojë në këtë drejtim. Ata treguan interes në zhvillimin e turizmit dhe produkteve lokale në rajonin e Sharrit dhe patën opsionin për të vizituar prodhuesit lokalë të produkteve të qumështit “Bioferma Guri Zi”. Aty ata u interesuan për kujdesin për kafshët, duke marrë parasysh sezonin e ashpër që po vinte. Studentët e pranishëm në këtë ngjarje, u pyetën që të shprehnin mendimet e tyre rreth biodiversitetit dhe vlerësimet e tyre për rajonin e Sharrit dhe të tregonin përse kishin ardhur në këtë ngjarje.

Prevod je u pripremi i uskoro će biti dostupan.

Prevod je u pripremi i uskoro će biti dostupan.

Prevod je u pripremi i uskoro će biti dostupan.