Dokumenti i qëndrimit të BioNET-it me fokus kryesor Strategjinë e Biodiversitetit të BE-së 2020, synon të ndihmojë vendet e EJL-së për të arritur ruajtjen e biodiversitetit si pjesë e procesit të aderimit në BE.

Evropa Juglindore (EJL) është angazhuar të ruajë biodiversitetin si pjesë e procesit të hyrjes në BE dhe ka nënshkruar Konventë për Diversitetin Biologjik (CBD) . “Grupi i detyrave brenda kuadrit ndërkombëtar janë të vështira për t’u zbatuar. OSHC-të janë të afta dhe të gatshme të luajnë një rol më të rëndësishëm në ruajtjen e biodiversitetit, si edhe në diskutimet dhe vendimet për biodiversitetin në EJL,” sipas BioNET-it.

Fokusi kryesor i anëtarëve të BioNET-it është Strategjia e BE-së për Biodiversitetin 2020, e cila ofron një kuadër të mirë për veprim, me synim mbrojtjen e specieve, të ekosistemeve dhe shërbimeve që ato ofrojnë “jashtë kufijve të BE-së” dhe periudha e ardhshme që na pret. Procesi përfshiu hartimin e dokumentit dhe komentet nga secili prej 14 anëtarëve, duke përfunduar me miratimin përfundimtar të tij brenda rrjetit.

“Dokumenti i politikave shërben si një dokument udhëzues për negociata dhe për vendosjen e bashkëpunimit me qeveritë në rajon dhe në kuadër të zhvillimit të bashkëpunimit ndërkombëtar,” deklaron BioNET.

Milka Gvozdenović, një këshilltar i lartë i Studiuesve të Rinj të Serbisë (Mladi istraživači Srbije – MIS), tha se dokumenti i politikave të BioNET-it pasqyron opinionet dhe nevojat e OSHC-ve  për planifikimin strategjik të mbrojtjes së biodiversitetit dhe presioneve të shumta ndaj trashëgimisë natyrore. 

“Mesazhet kyçe janë: nevoja për bashkëpunim më të mirë – midis vendeve, midis OSHC-ve dhe institucioneve, midis sektorëve të ndryshëm;  dhe sundimit të ligjit në ruajtjen e biodiversitetit – pra, vullnetin politik dhe përgjegjësinë e qeverive për mbrojtjen e biodiversitetit, zhvillimin e përshtatshëm dhe zbatimin e ligjeve për mbrojtjen e biodiversitetit,” tha ajo.

“Gjatë përgatitjes së dokumentit të politikave është bërë e qartë se problemet lidhur me mbrojtjen e natyrës dhe ruajtjen e biodiversitetit janë të njëjta për të gjitha vendet e BioNET-it,” vuri në dukje Gvozdenović.

Kjo ide doli në seminarin e përbashkët të planifikimit mbajtur në shkurt 2019 në Malin e Zi, ku tre anëtarë të BioNET-it dolën vullnetarë për ta drejtuar procesin. Këto tre OSHC janë: Studiuesit e Rinj të Serbisë, Mbrojtja dhe Ruajtja e Mjedisit Natyror në Shqipëri (MEMNSH) dhe Shoqata Sunce për Natyrën, Mjedisin dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm  nga Kroacia (Sunce – Udruga za prirodu, okoliš i održivi razvoj).

“BioNET mirëpret dialogun e hapur midis qeverive, organizatave të shoqërisë civile dhe sektorit privat për ruajtjen e biodiversitetit si një hap i parë drejt bashkëpunimit të suksesshëm,” deklaron grupi i punës.

Dokumenti i politikave është parashikuar të paraqitet përpara vendimmarrësve me qëllim për të tërhequr vëmendjen e tyre ndaj këtyre temave. Gjithashtu, ai është parashikuar që t’u shërbejë anëtarëve të BioNET-it për planifikimin e veprimeve të ardhshme planifikuese në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Prevod je u pripremi i uskoro će biti dostupan.

Prevod je u pripremi i uskoro će biti dostupan.

Prevod je u pripremi i uskoro će biti dostupan.